×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndodhë në rajonin e Mitrovicës: Gruaja arrestohet pasi bëri burrin për spital

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 14:16

    Një grua është ndaluar nga Policia e Kosovës para dy ditësh me dyshimin se u tregua e “pamëshirshme” ndaj bashkëshortit të saj.


    Policia ka konfirmuar se gruaja është dërguar në stacion dhe rasti është inicuar si “dhunë në familje”, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkohë, burri është dashur të shkojë në spital për të kërkuar ndihmë për plagët që ka marrë nga gruaja e tij.

    Sidoqoftë, Prokurori i rastit e ka liruar gruan e dyshuar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

    Ndryshe, mësohet se burri dhe gruaja janë të komunitetit serb dhe banojnë në Komunën e Zveçanit./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!