×
  • Lajme
  • Lajme

    Në mes të Serbisë, Kosova nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 11:46

    Shteti kosovar është paraqitur njëlloj si vendet e tjera të rajonit, dhe ka hedhur firmën në një marrëveshje të rëndësishme.

    Bëhet fjalë për marrëveshjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për uljen e çmimit të Roamingut, shkruan Reporteri.net.

    Kjo marrëveshje është nënshkruar nga ministri Valdrin Lluka, i cili është duke marrë pjesë në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor.

    Në marrëveshje është hedhur nënshkrimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjës e Hercegovinës si dhe Serbisë.

    Ndryshe, rreth çmimeve të Roaming ka pasur diskutimeve edhe bilaterale në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, mirëpo kjo gjë u vendos në nivel rajonal./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!