Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Selimi, bashkëshortja e ish-drejtuesit të UÇK-së dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, ka reaguar pak orë para shpalljes së verdiktit në Hagë.
Selimi ka publikuar një mesazh të shkurtër, duke shprehur bindjen për fitoren pas betejave të zhvilluara ndër vite.
“Betejë pas beteje! Sa më të fortë në beteja, aq më të bindur për fitoren në fund!”, ka shkruar ajo.
Mesazhi i saj vjen një ditë para shpalljes së verdiktit nga Gjykata Speciale në Hagë për rastin ku akuzohen ish-krerët e UÇK-së, përfshirë bashkëshortin e saj, Rexhep Selimi.