Policia në veri të Mitrovicës, në fshatin Serbovc ka gjobitur një shofer me Audi Q5 me targa të huaja, pasi i njëjti në zonën 60 km/h ka zhvilluar shpejtësi 117 km/h.
Në njoftim policia bën të ditur se 27-vjeçari është gjobitur me 300 euro, tri pikë negative dhe i është ndaluar vozitja për tre muaj.
Njoftimi:
Ndëshkohet shoferi për kundërvajtje trafiku në veri
Mitrovicë Veri , 15.07.2026
Rreth orës 09:05, njësia rajonale e trafikut rrugor Mitrovicë Veri, në rrugën magjistrale Leposaviq–Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Serbovc, ka ndaluar një automjet të tipit Audi Q5 me targa të huaja.
Gjatë kontrollit, është konstatuar se shoferi M.H. (1999) po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 117 km/h, në një zonë ku kufizimi i lejuar është 60 km/h. Shpejtësia është matur me radar mobil.
Për këtë kundërvajtje, ndaj shoferit janë shqiptuar këto masa:
• Gjobë në vlerë prej 300 €
• 3 pikë negative
• Masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj
/Reporteri.net/
Zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, gjatë periudhës janar–qershor 2026, kanë shqiptuar gjithsej 8,718 tiketa trafiku.
Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe respektimit të ligjeve të trafikut.