×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i PDK-së kërkon që të kthyerit nga Siria të marrin kujdesin e nevojshëm

    Reporteri
    20 Prill 2019 | 16:16

    Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë thirrje për solidaritet dhe mbështetje për kosovarët e kthyer nga Siria.


    Ai ka thënë se kthimi i 110 kosovarëve, në mesin e të cilëve edhe 74 fëmijë, është lajm i mirë i ditëve të fundit. Ka lavdëruar Ministrin e Drejtësisë për këtë aksion.

    “Pas një pune të madhe, autoritetet kosovare arritën që të kthejnë nga Siria mbi 100 persona, shumica prej tyre fëmijë. Ky është një prej lajmeve më të mira ditëve të fundit. Përgëzoj ministrin Abelard Tahiri për lidershipin dhe vullnetin për t’i kthyer fëmijët dhe familjet në Kosovë”, ka shkruar Nënkryetari i PDK’së, në një reagim në Fb.

    Ai ka bërë thirrje për solidaritet shoqëror ndaj të kthyerve.

    “Tani është detyrë e jona që t’i rehabilitojmë dhe t’u japim kujdesin e nevojshëm. Por mbështetja për ta tejkalon përgjegjësitë institucionale dhe kërkon solidaritet të gjerë shoqëror.  Ata do të kenë nevojë për ndihmën tonë si bashkëqytetarë të tyre për t’ua shëruar traumat, prandaj le ta bëjmë maksimumin për riintegrimin e tyre në mesin tonë”, ka shkruar Ismaili.

    110 kosovarët e kthyer në Prishtinë ishin pjesë e luftërave në Siri. Katër prej tyre janë arrestuar dhe do të përballen me drejtësinë pasi kanë marrë pjesë në luftën e grupeve terroriste.

    Pas 72 orëve pritet të lëshohen 106 kosovarët për në shtëpitë e tyre.

    Më shumë se 300 kosovarë ishin bërë pjesë e luftërave në Siri e Irak prej kur atje nisën luftërat sektare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!