×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëse NISMA e kalon pragun, këta do të jenë 6 deputetët e saj

    Reporteri
    16 Tetor 2019 | 17:26

    Media të caktuara mbrëmë raportuan se koalicioni Nisma-AKR-PD ka marrë votat e mjaftueshme për të kaluar pragun zgjedhor prej 5%.


    Nëse edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) konfirmon kalimin e pragut të NISMA-s, atëherë kjo parti fiton 6 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

    Reporteri.net nga burime brenda NISMA-s së Limajt mëson se kandidatët që do ta kalojnë pragun janë: Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Vesel Krasniqi, Haxhi Shala, Albulena Balaj dhe Arbresha Krasniqi.

    Nëse eventualisht partia e tyre bëhet pjesë e qeverisë dhe ndonjëri “reahatohet” në ndonjë post ministror, atëherë në rend të pritjes nga NISMA janë kandidatët, Zafir Berisha, Endri Shala e Bilall Sherifi.

    Reporteri.net ka kontaktuar sot gjatë ditës me ish-deputetë të NISMA-s për t’i pyetur nëse partia e tyre e ka kaluar pragun.

    Ndërsa Enver Hoti ka thënë se do t’i presin rezultatet zyrtare nga KQZ-ja, Zafir Berisha në anën tjetër ka shprehur bindjen se partia e tij do t’i fitojë votat që të bëhen pjesë e Kuvendit të Kosovës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!