Të dielën do të jetë përpjekja e radhës për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Procesi ka ngecur pasi partitë nuk u dakorduan për votimin e nënkryetarëve.

Të shtunën mbrëma, VV-ja doli me njoftim se kanë marrë vendim për votimin e  Vlora Çitakut nga PDK dhe Kujtim Shalës nga LDK për nënkryetarë të Kuvendit.

Ndryshimi i qëndrimit erdhi  pas dy vazhdimeve të seancave konstituive, në të cilat partia më e madhe në Kuvendin e Kosovës refuzoi emrin Vlora Çitakut të PDK-së dhe të Kujtim Shalës së LDK-së me arsyetimin se këta dy deputetë janë zotuar se s’kanë votë për president.

Reklamë

Të premten, VV-së iu votua  Ardian Gola për nënkryetar, ndërsa seanca u ndërpre dy herë për shkak të mospajtimeve lidhur me votimin e nënkryetarëve nga partitë e tjera. Fillimisht seanca e parë u ndërpre pasi që Vetëvendosja nuk e ka përkrahur kandidaten e PDK-së për nënkryetare, Vlora Çitaku, duke abstenuar në votim, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Për pasojë, PDK-ja lëshoi sallën, ndërsa kryetari i saj  Bedi Hamza tha se nuk do të marrin pjesë më në asnjë seancë, teksa paralajmëroi se rastin do ta dërgojnë në Kushtetuese.

Në seancën pasuese, LDK-ja nuk pranoi ta propozojë kandidatin e saj, pasi Haxhiu e tejkaloi zgjedhjen e nënkryetarit nga PDK-ja, i cili ishte i dyti në radhë për t’u zgjedhur, sipas procedurës.

Kryetare e kësaj legjislature është zgjedhur Albulena Haxhiu, e cila edhe kryetare e legjislaturës së dhjetë e cila u shpërnda muaj më parë. /Reporteri.net/

 

Reklamë