Kompania IPKO i ka humbur të drejtat e transmetimit të kanaleve Digitalb dhe Super Sport. Nga 1 maj 2022 këto kanale do të hiqen nga kjo platformë.

“Ju njoftojmë se nga data 1 Maj 2022, DigitAlb nuk do të jetë pjesë e platformës IPKO”, ka njoftuar kompania klientët e saj, shkruan Reporteri.net.

Mbetet të shihet se si do të veprojë kompania me klientët të cilët kanë abonime afatgjatë me kompaninë, e të cilat janë lidhur marrëveshje ndërkohë që IPKO promovonte me reklama ekskluzivitetin e kanaleve Digitalb dhe Super Sport.

Reklamë

Ndërkohë, dje, një operator tjetër kabllor-digjital në Kosovë ka njoftuar se kanalet Digitalb nga kjo datë do të shtohen në listën e kanaleve të tyre.

Ndryshe, para rreth 6 muajsh, IPKO, që është një investim i Telekomit Slloven, është paditur nga Inspektorati i Tregut për mashtrim dhe shkelje ndaj konsumatorëve. Inicimi i procedurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë ishte bërë pas pranimit të 180 ankesave të qytetarëve në Inspektorat.

Kjo pasi sipas kësaj padie IPKO ka reklamë mashtruese për klientët/konsumatorët duke promovuar shërbime të cilat nuk i ofron ose ka qenë në dijeni paraprakisht se nuk mund t’i ofrojë. /Reporteri.net/.

Agron Demi: IPKO po na mashtron me reklama për ligat sportive, pa i përmbajtur ato në pako

Reklamë

IPKO e shfrytëzon krizën e rritjes së çmimeve, i shtrenjëton thirrjet telefonike

Inspektorati i Tregut padit IPKO-n: Bëri shkelje të shumta me ndërprerjen e tri kanaleve kryesore në vend

Reklamë