×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga 1 nëntori qortim, nga 21 nëntori gjoba – Policia e Kosovës njofton se i ka bërë të gjitha përgatitjet

    Reporteri
    31 Tetor 2022 | 16:24

    Policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet në planifiket e saj për zbatimin e vendimit qeveritar e cila ka të bëjë me masat e riregjistrimit të targave ilegale serbe “KM, etj” në RKS, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Sipas vendimit zyrtar nga data një (1) nëntor 2022, të gjithë pronarëve të mjeteve që qarkullojnë me targa të tilla ilegale në Kosovë, nga Policia e Kosovës do t’iu shqiptohet masa e qortimit, me kërkesën që të njëjtit të drejtohen në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS, thuhet në komunikatë për shtyp.

    Ndërsa nga data njëzet e një (21) nëntor deri me datë njëzet e një (21) janar, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa të tilla ilegale, do të shqiptohet gjobë sipas legjislacionit në fuqi.

    Bashkangjitur këtij njoftimi keni formën e fletëqortimit zyrtar “Qortim”,  të Policisë së Kosovës e cila do të aplikohet nga zyrtarët policorë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe në pikat e kalimit kufitar, përfundon njoftimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!