Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese, pas publikimit të Aktgjykimit lidhur me seancën konstituive.

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, u është referuar gjykatësve të Kushtetueses si “gjykatës të kohës së PAN’it”, shkruan Reporteri.net.

Ai i është kapur edhe kreut të LDK’së, Lumir Abdixhikut, i cili e cilësoi si fitore këtë vendim.

Reklamë

“Te vetmet fitore që i kanë mbetur kryetarit të LDK-së janë këto “fitoret” në tavolinë të gjykatësve të kohës së PAN-it. Sepse në popull po dalin të tretit qe sa here”, ka shkruar Rexhaj.

Ndërkohë, deputeti tjetër i VV’së, Dimal Basha, ka shkruar “Nuk habitet kush që fitoni me gjykata, por në popull jeni t’humbur gjithë!”

Abdixhiku ka se ky aktgjykim është “fitore e madhe, jo vetëm e LDK-së, por e Republikës së Kosovës dhe e çdo qytetari që kërkon institucione funksionale, transparente dhe të ndershme”.

Reklamë

“Mosrespektimi i këtij vendimi nuk është opsion. Nuk do ta lejojmë asnjë përbuzje të shtetit dhe Republikës. Në këtë vend, mbi Kushtetutë nuk ngrihet askush”, shkroi Abdixhiku./Reporteri.net