Vetëm dhjetë muaj pasi kishte ndodhur një ngordhje masive e peshkut në lumin Mirusha, e njëjta situatë është përsëritur, por në pjesën e poshtme të rrjedhës së lumit Mirusha, përkatësisht në kanionin dhe Ujëvarat e Mirushës.
Pas këtij rasti ka reaguar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, me ç’rast ju ka bërë thirrje qytetarëve që ta ruajnë mjedisin dhe të mos e ndotin atë.
Në njoftimin e bërë nga IKSHP thuhet se në Ujëvarat e Mirushës janë gjetur sasi të mëdha të peshkut të ngordhur, dhe që ky indikator flet për ndotjen e mjedisit dhe ujit.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën apel që qytetarët ta ruajnë mjedisin sepse ndotja e mjedisit që po shkaktohen përditë sjellin dëme të mëdha në jetët tona, infrastrukturë dhe mjedis. Ruajeni mjedisin ku jetoni duke mbrojtur dhe duke ricikluar. Në Ujëvarat e Mirushës në pjesën e poshtme të lumit Mirusha janë gjetur në sasi e madhe e peshkut të ngordhur! Ky indikator flet për ndotjen e mjedisit dhe ujit! Mos e helmoni mjedisin Tuaj!”, thuhet në komunikatë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.