×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis protesta kundër kryeprokurorit Lumezi

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 12:14

    Qindra aktivistë të Lëvizja Vetëvendosje, po protestojnë para zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.


    Aktivistë të shumtë të kësaj Lëvizjeje janë mbledhur në rrugën “Luan Haradinaj”, ku më pas do të vazhdojnë te objekti i Prokurorisë.

    Kryetari i partisë, Albin Kurti i është bashkuar protestës duke i përshëndetur protestuesit. Në mesin e protestuesve janë parë deputetë dhe udhëheqës të Vetëvendosjes.

    Protestuesit po mbajnë pankarta: Drejtësi efektive, jo selektive. Drejtësi si Evropa, jo copa-copa. Lepur ik, duam Republikë.Sipas Vetëvendosjes, në Kosovën nuk mund të ketë luftim të krimit të organizuar dhe të korrupsionit të institucionalizuar, nuk mund të kemi gjyqësor të drejtë e drejtësi gjyqësore, me kryeprokuror Aleksandër Lepurin. “Me këtë kryeprokuror, shteti i Kosovës nuk është Republikë, por Lepurblikë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!