×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis punën blloku B1 dhe me të edhe ngrohja qendrore

    Reporteri
    16 Dhjetor 2021 | 9:40
    Foto: REL

    Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se pas sanimit të rrjedhjes në kaldajë njësia B1 e Termocentralit Kosova B është lëshuar në punë, shkruan Reporteri.net.

    Sipas njoftimit, si rrjedhojë, sot në mëngjes, në ora 08:10, Termokosi ka filluar të furnizohet me energji termike (avullin) nga Kosova B për ngrohje qendrore të qytetit të Prishtinës.

    “Në KEK aktualisht janë në punë të tri njësitë aktive të Kosovës A (A3,A4 dhe A5) dhe njësia B1 në Kosovën B me kapacitet të prodhimit prej rreth 650 MW/h. energji elektrike. Duke falënderuar punëtorët për angazhimin e vazhdueshëm si dhe palët e përfshira për mirëkuptim dhe bashkëpunim, KEK vazhdon me përpjekjet maksimale për prodhim të qëndrueshëm me energji elektrike dhe termike në kushtet aktuale të krizës sezonale dhe globale energjetike”, thuhet në njoftim.

    Zëdhënësja e Termokosit, Afërdita Uka, tha për Gazetën Online “Reporteri.net” se furnizimin me avull kanë nisur herët në mëngjes.

    “Në orët e hershme të mëngjesit kemi filluar të marrim avullin nga KEK-u, si rrjedhojë tashmë ka filluar edhe prodhimi i energjisë termike. Kjo ka mundësuar edhe vazhdimin e furnizmit me ngrohje të mjaftueshme. Ndërkohë, pasi që tashmë mund ta vazhdojmë furnizimin me ngrohje nëpërmes avullit, janë krijuar parakushtet për të ndërprerë furnizimin me ngrohje nëpërmes kaldajave me mazut, gjë ka filluar mbrëmë në orët e vona të natës”, tha ajo.

    Sipas saj, në përgjigjen për Reporteri.net, furnizimi me ngrohje të mjaftueshme do të vërehet shumë shpejtë tek konsumatorët, ndërsa stabilizimi i plotë i furnizimit me ngrohje do të arrihet në orët e mesditës së sotme./Reporteri.net/

    Termokosi sot vazhdoi ngrohjen me avull

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!