Një grua është gjetur pa shenja jete në orët e mbrëmjes në Fushë Kosovë.
Rreth orës 19:00 në stacionin e policisë në Fushë Kosovë është raportuar një vdekje e dyshimtë.
Këtë e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Ajo ka treguar se bëhet fjalë për një grua të moshës 48-vjeçare e cila është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
“Viktimë e këtij rasti është një femër M. B, 48-vjeçare, e cila është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në rrugën “Kuvendi i Lezhës” në Fushë Kosovë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka treguar Ahmeti.
Ajo ka thënë se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë sipas saj, hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.