×
  • Lajme
  • Lajme

    Një infermiere në QKUK kujdeset për 20 foshnje

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 8:31

    Edhe pse mijëra foshnje trajtohen në vit në këtë klinikë, numri i personelit mjekësor që ofron shërbime vazhdon të jetë i vogël.


    Për shkak të mungesës së stafit mjekësor në Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) një infermiere duhet të kujdeset për një numër të madh foshnjesh.

    Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë në QKUK, Xhevdet Gojnovci, ka thënë për “Zërin” se në të gjitha repartet e Klinikës ka nevojë për staf të mesëm.

    Sipas tij, në këtë klinikë një infermiere duhet të kujdeset për 20 fëmijë.

    “Në Klinikën e Neonatologjisë trajtohen patologji të ndryshme. Patologjitë që i trajtojmë më së shpeshti janë asfiksionet, foshnjat premature, infeksionet, si dhe anomalitë e ndryshme te foshnjat. Megjithatë, ne në të gjitha repartet e Klinikës së Neonatologjisë kemi mungesë të stafit të mesëm. Vetëm me foshnje të shëndosha duhet të merret një infermiere me 10 foshnje, ndërsa në Klinikën e Neonatologjisë mund të merret me 20 foshnje”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!