×
  • Lajme
  • Lajme

    Një market po shet produkte serbe me flamur të Kosovës

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 18:17

    Një fotografi e shpërndarë në rrjete sociale, tregon se në një market po shet produkte të Serbisë, duke e vënë poshtë tyre flamurin e Kosovës – si identifikim i prejardhjes së produktit.


    Sipas fotografisë e dërguar në redaksinë e Gazetës Online “Reporteri.net”, bëhet fjalë për një market në Viti, të rrjetit të marketeve “ETC” – në pronësi të deputetit të LDK-së Ramiz Kelmendi.

    Produkti serb që prezantohet si i prodhuar në Kosovë është çokolata “Eurocrem Bllok”.

    Produktet “EuroCrem” janë të prodhuara nga kompania serbe “Takovo”.

    Madje, në këtë fotografi shihet se edhe ambalazhimi i produktit është bërë në gjuhen shqipe, derisa më parë në tregun kosovarë shitej me mbishkrime në gjuhen serbe, ku edhe prodhohet “EuroCrem”, shkruan Reporteri.net.

    Që prej kur Qeveria e Kosovës ka vënë taksë 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake që hynë në territorin kosovar, dhe më pas prej kur kompanitë tregtare janë obliguar që të vendosin poshtë çdo produkti flamurin e origjinës së produktit, jo rrallë herë në media janë raportuar manipulimet që marketet e ndryshme kanë bërë duke mos respektuar këto vendime. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!