Gjykata Themelore në Pejë, i ka caktuar një muaj paraburgim Erdonit Hasanramajt, i cili dyshohet se ka vrarë babain e tij.

Ai dyshohet se ka kryer dy vepra penale, “Vrasje nga pakujdesia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

“Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni Penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale Vrasje nga pakujdesia nga neni 175 i KPRK-së, si dhe veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së“.

Reklamë

“Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë-Divizioni Penal të datës 24.07.2026, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.H., ashtu që të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj. Masa e paraburgimit është caktuar konform nenit 184 par.1, nënpar.1.1 dhe pika 1.2, pika 1.2.1 të KPPRK-së. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Pejë”, ka njoftuar Gjykata në Pejë.

Erdonit H., dyshohet se javën që shkoi ka qëlluar për vdekje, nga pakujdesia, babin e tij.

Të enjtën per rastin ka folur edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Driton Rugova.

Ai ka thënë se në orën 13 e 42 minuta kanë marrë informacionet për një person të vrarë në oborrin e një stani në Strellc dhe sipas Rugovës, vrasja dyshohet se ka ardhur në mënyrë aksidentale dhe se bëhet fjalë për një incident mes familjarësh.

Reklamë

“Me datën 23.07, rreth orës 13 e 42 minuta, kemi pranuar informata që në oborrin e një stani është një person i vrarë. Dyshohet për vrasje aksidentale dhe mes familjrëve. Është sekuestruar një armë e zjarrit dhe njësitet janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Rugova.