×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për shembjen në ish-hotel Adriatikut në Mitrovicë

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 17:19

    Gjykata Themelore në Mitrovicë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore dhe i ka caktuar dy të dyshuarve A.H dhe Q.H masën e paraburgimit prej një muaji, për shembjen e ish-hotelit ‘Adriatiku’ në Mitrovicë.


    Kërkesa e Prokurorisë Themelore ndaj A.H dhe Q.H është bërë për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale: Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, nga neni 365 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit A.H dhe Q.H me datën 22.04.2019 rreth orës 16.55, sipas marrëveshjes gojore mes vete dhe pa konsultimin e ekspertit përkatës për rrënimin e objekteve kanë filluar ti kryejnë punët në objektin ndërtimor në objektin e ish-hotelit Adriatik, të cilën pronë i pandehuri A.H e ka marrë me qera dhe në cilësinë e punë-dhënësit, ndërsa i pandehuri Q.H në cilësinë e punë-kryesit.

    Në kohën kur punëtorët – dëshmitarët A.M, M.M dhe S.H po pastronin objektin në katin e parë, viktima V.B kishte hipur në skelë dhe po prente shtyllën e katërt me radhë të katit të parë të objektit, në këtë moment punëtorët-dëshmitarët e vërejnë se po shembet një pjesë e objektit dhe fillojnë të ikin në drejtim të derës së hyrjes, ndërsa viktima nuk arrin që të ikë dhe i njëjti mbetet nën rrënojën e objektit, dhe pas disa orëve nxjerrët pa shenja jete, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

    Ish-hoteli Adriatiku është shembur në orët e pasdites të së hënës për çka Reporteri.net ishte media e parë që raportoi për këtë rast tragjik.

    Në pjesën e shembur kanë qenë katër persona, tre janë tërhequr ndërsa viktima kishte mbetur nën rrënoja.

    Gjetja e trupit të riut nga Mitrovica është bërë pas disa orë kërkimesh nga ekipet e shpëtimit, Policisë, zjarrfikësve dhe FSK-së, e cila kishte angazhuar qen të trajnuar për këso rastesh kërkimi.

    Flet nëna e punëtorit që vdiq nga shembja e hotelit: Unë e përcolla për punë, paguhej 10 euro

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!