×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për gjakovarin që e detyroi një të mitur t’ia prekte organin gjenital

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 16:08

    Një burri me inicialet B.H. nga Gjakovë i janë caktuar një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore, pasi i njëjti dyshohet për “sulm seksual” ndaj një të miture.


    Ngjarja, sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Gjakovës, kishte ndodhur para dy javësh, shkruan Reporteri.net.

    “I pandehuri dyshohet se me datë 10 prill 2019, duke drejtuar automjetin e tij e takon të miturën D.K. me ç’rast arrin ta bind të miturën me fjalët se “unë kam respekt për ty” me qëllim që e njëjta të futet në makinën e tij. Pasi e mitura ulet në karrigen e pasagjerit, i dyshuari kap dorën e të miturës duke e vendosur në organin gjenital të tij, më çka e mitura nën ankth dhe e shqetësuar me sjelljet e tij të sulmit seksual, largohet me vrap nga vetura dhe shkon në shkollë, ashtu e tronditur i raporton drejtorit i cili më pas njofton familjen e të miturës dhe Policin e Kosovës”, thotë njoftimi i gjykatës.

    Me këto veprime, B.H. po dyshohet se i kryer veprën penale, “Sulmi seksual”, vepër kjo e sanksionuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    “I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej tridhjete (30) dite, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 23 prill 2019 dhe do të zgjasë deri më 22 maj 2019”, thotë njoftimi.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepra penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i ikjes dhe në këtë mënyrë të pengoj hetimet, duke ndikuar te dëshmitarët dhe dëshmitë eventuale që mund të paraqiten si prova në procedurë si dhe përsëritjes së veprës penale apo i kryerjes së ndonjë vepre të re penale”, njofton Gjykata Themelore e Gjakovës.

    Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi, në Gjykatën e Apelit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!