×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim zv.drejtorit për sulm seksual ndaj nxënëses në Malishevë

    Reporteri
    22 Dhjetor 2021 | 15:25

    Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit A. K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të sulmit seksual, shkruan Reporteri.net.

    Sipas kërkesës, “rasti ka ndodhur më 16 dhjetor 2021, në gjimnazin “Hamdi Berisha”, në Malishevë”, ndërsa Prokurori i Shtetit ndaj të pandehurit ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

    Zëvendësdrejtori i një shkolle në Malishevë dyshohet se ngacmoi seksualisht një nxënëse

    Gjyqtari i procedurës paraprake Drilon Haraçia, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepra penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, rreziku i ikjes dhe ndikimi në dëshmitarë. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

    Reporteri.net dje ka raportuar se i dyshuar është zëvendësdrejtori i shkollës.

    Ky është zv.drejtori i shkollës në Malishevë që dyshohet se sulmoi seksualisht të miturën në banjo të shkollës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!