Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një therjeje me thikë që ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në sheshin e qytetit në Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 19:00.

Reklamë

“Sot rreth orës 19:00 kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në sheshin e qytetit në Podujevë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person”, tha Ahmeti.

Sipas saj, i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me rastin.

“Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që për përfshirje në këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar”, deklaroi Ahmeti.

Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.