×
  • Lajme
  • Lajme

    Një qytet në Serbi propozon që rrugët të mbajnë emrin e Ibrahim Rugovës, Adem Demaçit e Shaban Polluzhës

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 17:04

    Këshilli Kombëtar Boshnjak ka propozuar që rrugët në  qytetin e Novi Pazarit të emërtohen edhe sipas figurave të shquara shqiptare, si Shaban Polluzha, Ibrahim Rugova e Adem Demaçi, shkruajnë mediat serbe, transmeton Reporteri.net.


    Një nga rrugët në Hotkov është propozuar që të emërtohet sipas Shaban Polluzhës, ndërkohë që emri i Rugovës është propozuar t’i vihet rrugës që aktualisht quhet Sutjeska.

    Përveç këtyre emrave të figurave historike të shqiptarëve, janë propozuar edhe emrat e disa figurave historike boshnjake për emërtime të këtyre rrugëve, siç është ai i Aqif Haxhiametoviq i njohur si Aqif Efendia, kryetar i Novi Pazarit gjatë luftës së dytë botërore.

    Megjithatë kjo kërkesë gjatë ditës së sotme nuk është vendosur në rendin e ditës së Kuvendit Komunal në Novi Pazar. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!