Njeriu i Vetëvendosjes, Mentor Hyseni, është emëruar Drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, e cila ka thënë se procesi i përzgjedhjes për këtë pozitë është zhvilluar në mënyrë transparente dhe profesionale, duke u siguruar që kandidati i përzgjedhur të plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme për këtë pozitë me rëndësi të lartë.
“MFPT ka besim të plotë që Z. Hyseni se do të vazhdojë dhe avancojë punën e mirë që është bërë deri më tani, në shërbim të një administrate moderne, transparente dhe të drejtë”, thuhet në njoftim.
Gazeta Online Reporteri.net kishte raportuar në nëntor të vitit të kaluar se si Hyseni ia ka mësyer pozitës si Drejtor pranë Administratës Tatimore të Kosovës.
Pozita ishte hapur në maj të vitit 2024, kur dhe ishte shpallur konkursi.
Në vitin 2021 ai ishte emëruar anëtar i bordit në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, për t’u bërë dy vite më pas, kryesues i këtij bordi në këtë institucion.
Por, krahas kësaj pozite, Hyseni s’kishte mbetur pa gjë në Qeverinë Kurti 1, ku ishte emëruar anëtar i përkohshëm i bordit në “Ujësjellësi Prishtina”.
Hyseni në vitin 2019 kishte aderuarur në Vetëvendosje, aderim për të cilin pati shkruar edhe vetë Albin Kurti.
“Ardhja e Mentorit në Lëvizje është vlerë e shtuar për të përmirësuar Politikat Publike, Ekonominë dhe Financat Pubiike në vendin tonë”, kishte shkruar Kurti.
Po në atë vit në zgjedhje kishte qenë kandidat për deputetë, por që s’kishte rezultuar i suksesshëm, ashtu siç po rezulton me postet shtetërore që po synon.
Hyseni, ani pse s’ishte bërë deputet, kishte vazhduar aktivitetin e tij politik me VV-në, duke u bërë edhe donator i kësaj partie, në dhënien e parave për mbështetje të fushatës atë kohë.
Më 21 korrik të vitit 2021 ishte ngritur aktakuzë ndaj Mentor Hyseni për deklarim të rrejshëm të pasurisë.
Një gjë e tillë ishte konfirmuar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.
“Prokurori i Shtetit pas shqyrtimit të lëndës dhe analizimit të provave ka ngritur Aktakuzë pran Gjykatës Themeiore në Prishtinë kundër të pandehurit Mentor (Heset) Hyseni, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 430 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhej në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës./Reporteri.net