×
  • Lajme
  • Lajme / EKSKLUZIVE

    Njësia për Reagim të Shpejtë po e ruajnë 24 orë shtëpinë e re të Presidentes Osmani

    Reporteri
    24 Nëntor 2023 | 20:35

    Policia e Kosovës ka rritur sigurinë e presidentes Vjosa Osmani dhe familjes së saj

    Familjes së Presidentes Vjosa Osmani, – pak ditë pasi të njëjtit janë zhvendosur në shtëpinë e re, në një lagje luksoze në periferi të kryeqytetit – po ruhen 24 orë nga pjesëtarë të Njësisë për Reagim të Shpejt të Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Gazeta Online Reporteri.net ka marrë vesh nga burime brenda autoriteteve të sigurisë, se tash e disa ditë, pjesëtarë të kësaj njësie speciale të Policisë së Kosovës vazhdimisht po kujdesen për sigurinë e Osmanit dhe familjes së saj.

    Përveç policëve të Njësisë për Reagim të Shpejtë, gazeta online Reporteri.net gjatë vëzhgimit të informacionit, ka parë se për sigurinë e shtëpisë së re të familjes së shefes së shtetit po përkujdesen si zakonisht edhe pjesëtarët e njësisë për sigurimin e objekteve.

    Ndërkohë që nga Presidenca kanë mohuar të premten se ka rritje të nivelit të sigurisë për shefen e shtetit. Jo zyrtarisht, kanë lënë të kuptohet se niveli i njëjtë i sigurisë policore ndaj familjes së Osmanit ka qenë edhe në vendbanimin e mëparshëm të të parës së vendit.

    Nga ana tjetër, nga Policia e Kosovës, deri në publikimin e artikullit nuk janë deklaruar në interesimin e gazetës për të marrë konfirmim zyrtar pwr masat e sigurisë nga Osmanit dhe familjes së saj.

    Kujtojmë se në fillim të këtij muaji, pas siç u tha kërcënimeve të grupeve terroriste nga Serbia, dy kryeopozitarët Memli Krasniqi i PDK’së e Lumir Abdixhiku i LDK’së janë marrë në mbrojtje nga Njësia për Mbrojtjen e Afërt të Policisë së Kosovës. Gazeta Online Reporteri.net pati raportuar ekskluzivisht për rritjen e sigurisë ndaj tyre, që më vonë ishte konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës dhe vetë kryeopozitarët.

    E konfirmon Policia: Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku janë marr në mbrojtje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!