×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Nuk është Ramiz Lladrovci, Kryesia e PDK-së e zgjedh Petrit Hajdarin kandidat për kryetar të Drenasit

    Reporteri
    27 Korrik 2025 | 17:52

    Kryesia e PDK-së e ka zgjedhur Petrit Hajdarin kandidat për Drenas.

    Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur përfundimisht se Ramiz Lladrovci nuk do të jetë kandidat i tyre për të kandiduar për kryetar të Komunës së Drenasit.

    26 vota ka marrë kandidati Petrit Hajdari, kurse vetëm 4 për Lladrovcin.

    Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci mbrëmë përmes një postimi në Facebook tha se “Unë nuk zmbrapsem, me qytetarët do t’ua tregoj vendin dhe askush nuk mund të më largojë nga PDK!”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!