×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk u binden MASHT-it, mësuesit vazhdojnë ‘pushimin’

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 8:10

    Vetëm një numër i vogël i shkollave kanë nisur ta zbatojnë marrëveshjen e arritur mes ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe drejtorëve komunalë të arsimit për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës në arsim.


    Pjesa më e madhe e shkollave janë duke iu bindur thirrjes së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) për moszëvendësim të orëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

    Edhe pse ministri Bytyqi dhe kryetari i Kolegjiumit të drejtorëve komunalë të Arsimit, Besim Avdimetaj, u zotuan të hënën e kaluar se do të zëvendësohen të gjitha orët e humbura, drejtues të SBASHK-ut kanë bërë të ditur se mbi 95 për qind e shkollave të shtunën kanë refuzuar ta zbatojnë këtë marrëveshje.

    Kryesia e Sindikatës së Arsimit javë më parë ka marrë vendim që nëse ndryshohet Ligji për paga dhe ngrihen koeficientet e mësimdhënësve fillorë, psikologëve, pedagogëve, dhe sekretarëve të shkollave, në fund të vitit do të zëvendësohet vetëm një javë. Sindikata ka marrë vendim që të mos zëvendësohen të gjitha ditët e humbura me arsyetimin se Ligji për greva nuk obligon zëvendësimin e orëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!