×
  • Lajme
  • Lajme

    Nusja e familjes së presidentit e pranon: Vellon ia besova një dizajneri serb

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 19:15

    Edona Ahmeti, nusja e djalit të vëllait të presidentit Hashim Thaçi, javën e kaluar i ka dhënë fund beqarisë. E në natën e saj të martesës ajo ka zgjedhur që dy fustanet e nusërisë t’i blejnë nga kompania e një kreatori serb.


    Mihano Momosa është marka e dy vellove që nusja e familjes Thaçi i ka veshur në natën e dasmës se saj. Ajo gjatë postimeve në rrjetet sociale të fotove nga dasma e saj, vetë e ka cekur se kush është kreatori i vellove të saj, shkruan Reporteri.net.

    E pas raportimeve të Reporteri.net lidhur me markën e vellos së nuses, ka reaguar vetë Edona Ahmeti, e cila e ka pranuar se e bleu nga dizajneri serb.

    Nuk e pengon as taksa: Nusja e vëllait të presidentit Thaçi i blen vellot e dasmës tek një kreator serb

    Mihailo është një dizajner serb, me famë botërore! E përcjelli prej 2013 në Instagram dhe ka qenë ëndrra ime, kur të martohem vellon me punu te ky, për shkak se jam përshtat fiks në stilin e tij meqenëse e kam pas shumë problem me dal prej vetes”, tha ajo për Gazetën Blic.

    Sidoqoftë, Edona Ahmeti është martuar të shtunën e para dy javës me Kushtrim Thaçin. Ky i fundit është djali i Gani Thaçit, vëllait të presidentit.

    Ndryshe, Edona Ahmeti, nuse e familjes së presidentit, është personazh i njohur për opinionin publik edhe më herët. Ajo para tri vitesh ishte emëruar Drejtoreshë e Kartonit të Gjelbër nga Këshilli Administrativ i Byros Kosovare të Sigurimeve, por pas raportimit të mediave kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Emërimi i saj në atë kohë ishte bërë dy muaj pasi vjehrri i saj, Gani Thaçi ishte emëruar në postin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të BKS-së./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!