×
  • Lajme
  • Lajme

    Oda e Farmacistëve të Kosovës kërkon ndryshimin e legjislacionit farmaceutik

    Reporteri
    20 Janar 2022 | 21:22

    Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) ka reaguar pas një aksioni të Doganës së Kosovës në dy barnatore në Prishtinë, nën dyshimin për kontrabandë me barna, shkruan Reporteri.net.

    OFK nuk arsyeton asnjë person për veprimtari jo të ligjshme.

    “Ne si OFK kërkojmë urgjentisht ndryshimin e legjislacionit farmaceutik i cili do të mundësonte rikthimin e normalitetit në sektorin farmaceutik”, thuhet në reagim.

    Dogana e Kosovës ka zhvilluar dy aksione në barnatore në Prishtinë, nën dyshimin për kontrabandë me barna.

    Aksioni i zhvilluar sot nga Dogana ka pasur për cak dy barnatore, njëra në lagjen “Kodra e Trimave” dhe tjetra në “Bregun e Diellit”, ku edhe janë gjetur një sasi e barnave pa banderola. Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar edhe pamje, të cilat mund t’i shikoni më poshtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!