×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Operacioni i kërkimit në Liqenin e Ujmanit, KFOR: FSK-ja shkoi me autorizimin tonë

    Reporteri
    29 Korrik 2025 | 12:12

    Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR ka njoftuar se kanë  autorizuar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) për të marrë pjesë në operacionin për kërkimin e trupit të mërgimtarit që dyshohet se u hodh të dielën në Ujman.

    KFOR ka bërë të ditur se shkuarja e FSK-së kushtëzohet me kërkesa specifike dhe të vendosura nga KFOR-i, i cili gjithashtu do të ofrojë siguri gjatë gjithë operacionit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Të martën më 29 korrik 2025, Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, autorizoi Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) për vendosjen e ekipeve të Kërkim-Shpëtimit në zonën e liqenit të Ujmanit/Gazivodës.

    Autorizimi u dha në përputhje të plotë me prerogativat dhe autoritetet e Komandantit të KFOR-it, për të maksimizuar përpjekjet e vazhdueshme për të gjetur një 33-vjeçar që raportohet të ketë hyrë në liqen disa ditë më parë. Kushtëzohet me kërkesa specifike dhe të vendosura nga KFOR-i i cili gjithashtu do të ofrojë siguri gjatë gjithë operacionit”, thuhet në njoftim.

    KFOR tutje potencon se përdorimi i ekipeve të kërkim-shpëtimit tbie nën mandatin e FSK-së.

    Mëngjesin e sotëm, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se njësitet e specializuar të zhytjes dhe kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës,  janë angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të mërgimtarit 33 vjeçar, i cili të dielën pasdite është hedhur në liqenin e Ujmanit dhe nuk është parë më. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!