Kryeministri Kurti nuk ka treguar as sot se cili është propozimi i VV-së për postin e presidentit.
Kurti madje i pyetur se a do ta kandidojë VV-ja Osmanin për presidente, ka thënë se edhe ai është “kurreshtar” për këtë çështje. Ai nuk ka folur as për raportimet se një nga emrat e propozuar është Andin Hoti.
“Tash jam duke shkuar në mbledhjen e grupit tonë parlamentar. Besoni që kapak edhe unë jam kureshtar sikurse ju”, tha shkurt Kurti npara mediave.
Derisa po afron skadimi i afatit për zgjedhjen e presidentit, Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me këtë çështje.
Po sot pritet të mblidhet edhe grupi parlamentar i PDK-së. /Reporteri.net/