Presidentja Vjosa Osmani ka paralajamëruar takime tjera me liderët e partive, pas atij sot, të përbashkët me Albin Kurtin e VV-së, Memlin Krasniqin e PDK-së, Lumir Abdixhikun e LDK-së dhe Ramush Haradinajn e AAK-së.
Osmani shprehu gatishmërinë që të takojë edhe ndaras secalin nga liderët, duke filluar nga java e ardhshme, shkruan Reporteri.net.
“Ky është vetëm takimi i parë. Nëse shihet e nevojshme, nga java tjetër do të takojë dhe liderët e partive individualisht, për të vazhduar pastaj edhe me formate tjera sipas nevojës. Këto nuk janë konsultime për krijimin e Qeverisë së re. Diskutimet e sotme, së paku nga ana e ime, kanë qenë të fokusura në tërësi tek konstituimi i Kuvendit”, tha Osmani.
Ajo deklaroi se sot i ka inkuruajuar liderët e partive të gjejnë zgjidhje të përbashkët për konstitutimin e Kuvendit, që do të hapte rrugë edhe për krijimin e qeverisë. Në rast se kjo nuk ndodhë dhe ngerci vazhdon, e para e vendit tha se mund ta çojë çështjen në Kushtetuese.
“Kam shprehur gatishmërinë pas diskutimeve që të shohim rrugën përpara në qoftë se është e nevojshme, mirëpo për momentin mendoj që duhet të vazhdojnë përpjekjet për krijim me vetë vullnetin e partive, Nëse zvarritet shumë, janë disa opsione. Një opsion është vetë deputetët ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. Mënyra tjetër është që unë si president ti drejtohem Gjykatës Kushtetuese”, shtoi ajo./Reporteri.net/.