×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacientja u blen doreza mjekëve për t’ia pastruar varrën e operimit

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 16:19

    Një paciente është lajmëruar për ta pastruar varrën pas operimit në QKUK, mirëpo aty nuk ka pasur doreza. Mjekët nuk kanë mundur ta kontrollojnë pa pasur doreza sanitare, kështu që një familjar është dashur t’i blinte.


    Kështu të paktën thotë Rushit Rimanishta, një qytetar mjaft aktiv, i cili trajton problemet në shoqërinë kosovare, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij, kjo gjë ka ndodhur në Klinikën e Ortopedisë në QKUK, ku një pacienteje iu pastrua varra e operimit tek pasi familjari i sollit dorezat sanitare nga barnatorja.

    “20 vjet mas lufte. 11 vjet shtet. Në QKUK, ne klinikën e ortopedise vjen motra dhe mjeku me kontrollue varrën e pacientit pas operacionit, nuk e hapin varrën pa pasë dorëza sanitare. I afërmi i pacientit detyrohet me shkue vrap në barnatore dhe me i ble dorëzat. Rrnoftë Kosova Republikë!”, ka shkruar Rumanishta.

    Ndërkohë, kanë qenë të shpeshta rastet kur ka pasur ankesa për mungesa të barnave dhe pajisjeve të tjera medicinale, ani pse ministri Uran Ismaili disa herë ka deklaruar se situate me listën esenciale të barnave po përmirësohet./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!