×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025 / Zyrtari i LDK-së

    Pacolli i LDK-së për Hajrulla Çekun: Edhe hajn edhe moralist nuk shkon

    Reporteri
    22 Gusht 2025 | 19:43

    Egzon Pacolli, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kuvendin Komunal të Prishtinës në zgjedhjet e 12 tetorit, ka kritikuar kandidatin për kryetar të kryeqytetit nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku.

    Duke iu referuar një interviste televizive të Çekut, Pacolli tha se ai po përpiqet të luajë rolin e moralistit. Sipas Pacollit, si ministër, Çeku kishte dhënë 252 mijë euro një organizate që e kishte themeluar vetë dhe ku ishte i angazhuar edhe vëllai i tij.

    “Hajrulla Çeku ka qenë themelues i OJQ-së ‘Ec më ndryshe’. Vëllai i tij ka qenë i angazhuar në të njëjtën organizatë, e Hajra si ministër ia dha 252 mijë euro. E në intervista del e na luan moralistin. Edhe hajn edhe moralist nuk shkon!” ka shkruar Pacolli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!