Dy ditë më parë ministri për Evropën në qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, shkarkoi Rrahim Pacollin nga pozita e Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Kosovë.
Por edhe pse i shkarkuar, Pacolli vazhdon të mbajë targat diplomatike në veturën e tij me të cilën shëtitet rrugëve të Prishtinës, shkruan Reporteri.net.
Gazetari i Reporteri.net ka siguruar një foto ku shihet se si Pacolli është parë të enjten rreth orës 23:50 minuta tek “Menza e Studentëve” në Prishtinë.
Pas shkarkimit, Pacollit i është kërkuar t’i ktheje targat diplomatike, por ai siç shihet po i shijon akoma.
Gazetari tregon se veturë ka qenë Pacolli, por duke u vozitur nga një person tjetër, që me shumë gjasë ka qenë shoferi./Reporteri.net/.
Gent Cakaj shkarkon Rrahim Pacollin nga pozita e Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Kosovë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.