×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli kërkon ndërhyrjen e BE-së për ndalimin e këshilltarit të Haradinajt nga Policia e Serbisë

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 14:38

    Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndalimit nga policia serbe të këshilltarit të Haradinajt, Srdjan Jovanoviq.


    Ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Jovanoviqit, teksa ka kërkuar edhe reagimin e BE-së në lidhje me këtë rast.

    “Dënojmë fuqishëm ndalimin dhe kërcënimin e serbëve të Kosovës nga aparati i sigurisë së Beogradit. Srdjan Jovanoviq nga Partia Liberale është ndaluar nga Policia e Serbisë. Ne kërkojmë lirimin e tij të menjëhershëm dhe dënimin e Bashkimit Evropian për presionin që Beogradi u bën serbëve të Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

    Më herët në lidhje me këtë çështje kanë reaguar edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, si dhe kryeministri Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!