Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka folur për zhvillimet e fundit në vend.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se ky takim është realizuar në prag të vizitës së Osmanit në ShBA’së, ku do të marrë pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve te Bashkuara në New York, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ata kanë folur edhe për marrëveshjen e grantit që do të nënshkruhet nesër.

Reklamë

“Presidentja Osmani dhe Amabasadori Hovenier diskutuan poashtu për marrëveshjen e grantit që do të nënshkruhet nesër me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe rëndësinë e vazhdimit të projekteve të përbashkta”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

???? | Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend.

Ky takim u realizua po ashtu në prag të vizitës së Presidentës Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më ç’rast do të marrë pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme te Kombeve te Bashkuara ne New York.

Presidentja Osmani dhe Amabasadori Hovenier diskutuan poashtu për marrëveshjen e grantit që do të nënshkruhet nesër me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe rëndësinë e vazhdimit të projekteve të përbashkta.

Reklamë