×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje me video të grave dhe fëmijëve kosovarë pas kthimit mbrëmë nga Siria

    Reporteri
    20 Prill 2019 | 13:59

    Gazeta Online “Reporteri.net” ka qenë e para që mbrëmë ka raportuar për kthimin në Kosovë të mbi 100 grave dhe fëmijëve kosovarë që kishin mbetur të ngujuar në kampet e luftës në Siri.


    Ekipi i Reporteri.net ka përcjellë nga afër zhvillimet e një natë më parë, në Prishtinë.

    Përkundër errësirës, Reporteri.net ka arritur të kapë pamje në të cilat shihen gratë dhe fëmijët e kthyer nga Siria.

    Ata nga Aeroporti i Prishtinës, rreth orës 02:00 të mesnatës janë dërguar nga Policia, për strehim, në Qendrën e Azilkërkuesve në fshatin Vranjedoll.

    Në autobusët, u panë një numër i madh fëmijësh që shoqëroheshin nga nënat e tyre që kryesisht ishin të mbuluara me burka, shkruan Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!