Është më e keqja që mund t’i ndodhë një nëne: Fëmija i saj nuk vjen më në shtëpi nga shkolla. Për, Fatma L., ky tmerr u përjetua dje. Djali i saj Mergimi, vetëm 7 vjeç, u vra gjatës rrugës kur po kthehej nga shkolla.
Kështu nis një shkrim në portalin zviceran “Blick”, që përshkruan mizorinë e djeshme që ndodhi në Bazel, e që përveç Zvicrës tronditi edhe Kosovën, shkruan Reporteri.net.
Një grua zvicerane, 75 vjeçare është vetë dorëzuar në Polici, pasi vrau me thikë djalin me prejardhje nga Lipjani. Motivi i saj makabre: krejtësisht i paqartë.
E një ditë pas këtij krimi të tmerrshëm, familja e fëmijës kosovar qëndroi në vendin ku ndodhi vrasja e vogëlushit.
Nëna e tij u pa të vajtonte të birin e saj, që nuk jeton më. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.