Pamjet prekëse të grave dhe fëmijëve kosovarë pas kthimit mbrëmë nga Siria

Gazeta Online “Reporteri.net” ka qenë e para që mbrëmë ka raportuar për kthimin në Kosovë të rreth 100 grave dhe fëmijëve kosovarë që kishin mbetur të ngujuar në kampet e luftës në Siri.


Ekipi i Reporteri.net ka përcjellë nga afër zhvillimet e një natë më parë, në Prishtinë.

Përkundër errësirës, Reporteri.net ka arritur të kapë pamje në të cilat shihen gratë dhe fëmijët e kthyer nga Siria.

Ata nga Aeroporti i Prishtinës, rreth orës 02:00 të mesnatës janë dërguar nga Policia, për strehim, në Qendrën e Azilkërkuesve në fshatin Vranjedoll.

Në autobusët, u panë një numër i madh fëmijësh që shoqëroheshin nga nënat e tyre që kryesisht ishin të mbuluara me burka, shkruan Reporteri.net.