×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmërohen marrëveshje të reja ekonomike mes Kosovës dhe Francës

    Reporteri
    19 Prill 2019 | 16:36

    Ministri i Financave, Bedri Hamza priti sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert, ku diskutuan për progresin në fushën e financave si dhe për sfidat e vendit tonë në fushën e ekonomisë.


    Gjatë takimit Ministri Hamza e njoftoi Ambasadorin Chabert për trendin e të hyrave buxhetore, stabilitetin makro fiskal dhe planin për adresimin e sfidave në fushën e ekonomisë njëkohësisht edhe për planet e Ministrisë së Financave për fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend, raporton lajmi.net.

    Ministri Hamza gjithashtu e falënderoi Ambasadorin Chabert për mbështetjen që shteti francez i ka dhënë dhe vazhdon ti jap Kosovës përmes projekteve të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit.

    Me këtë rast, ministri Bedri Hamza shprehi keqardhjen e tij për djegien e Katedrales Notre Dame, e cila ka qenë gjithmonë një pikë reference e kulturës qindravjeçare franceze.

    Ndërsa, ambasadori i Francës në Kosovë Didier Chabert falënderoi Ministrin Hamza për pritjen dhe shprehu mbështetjen e shtetit Francez në fushën e zhvillimit ekonomik dhe integrimit të Kosovës në BE.

    Ai gjithashtu falënderoi Ministrin Hamza për vizitën në Paris dhe u shpreh se shumëshpejtë do të kemi marrëveshje të reja në mes të dy vendeve tona mike si rezultat i kësaj vizite.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!