Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për vikendin e 24 dhe 25 tetorit.

Të shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 16 deri në 19 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

 

Reklamë

Të dielën, moti do të jetë kryesisht i vranët, me intervale me diell. Temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 15 deri në 18 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kushtet biometeorologjike gjatë vikendit do të jenë përgjithësisht të favorshme.