Pas Daçiqit, edhe ministri i brendshëm serb thotë se ushtrinë e kanë gati

Ndonëse u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës dhe KFROR-i se gjendja në Kosovë është stabile dhe se nuk ka indikacione për ndonjë incident të mundshëm, zyrtarët serbë po vazhdojnë të deklarojnë se ata janë të gatshëm ta dërgojnë ushtrinë serbe në Kosovë në rast se situata eskalon, transmeton Reporteri.net


I fundit që është prononcuar lidhur me këtë qështje është ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq. Stefanoviq në prezantimin e raportit të punë së ministrisë që drejton tha se ka pasur disa incidente të ndryshme ndaj serbëve në veri, mirëpo ka potencuar se aktualisht situata në Kosovë është e qetë dhe stabile.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grassov konfirmoi se gjendja në Kosovë është e qetë dhe se nuk ka indikacione për eskalim të situatës./Reporteri.net