×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas dozës së madhe të kafesë, deputeti Bekë Berisha ia huqë Ditës Ndërkombëtare të Librit

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 13:33

    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i cili e nisi ditën e sotme me 10 kafe, ndërkohë që gjatë ditës tha se numri i tyre shkon deri në 50 ia ka huqur ditës ndërkombëtare të librit, e cila në fakt u shënua dje, shkruan Reporteri.net.


    Me sa duket doza e madhe e kafesë që mori ka bërë që deputeti Berisha të ngatërrojë datat.

    “Uroj që sa më parë libri të kthehet në duart e lexuesve si e vetmja shpresë për një të ardhme të sigurt të shtetit tonë”, ka shkruar ndër të tjera Berisha në llogarinë e tij në Facebook.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Sot është dita ndërkombëtare e Librit. Kjo ditë paraqet ndarjen e errësirës, injorancës në njërën anë dhe të dritës e diturisë në anën tjetër.

    Libri si një dritare e madhe e zgjerimit të diapazonit intelektual, për fat të keq ka rënë nën hijen e teknologjisë dhe rinia e ka lënë pas dore!

    Uroj që sa më parë libri të kthehet në duartë e lexuesve si e vetmja shpresë për një të ardhme të sigurt të shtetit tonë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!