×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas dy vrasjeve në kazino, fillon nënshkrimi i peticionit për shfuqizimin e lojërave të fatit

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 11:40

    Pas vrasjeve që tronditën qytetin e Suharekës dhe atë të Lipjanit, ku jeta ju mor dy personave që punonin në kazino, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka urdhëruar mbylljen e kazinove në komunën që drejton, ka ka iniciuar mbledhjen e nënshkrimeve për shfuqizimin e ligjit për lojërat e fatit.


    Ai përmes një reagimi në Facebook, ka ftuar të gjitha subjektet politike, OJQ-të dhe qytetarët që me fillim nga ora 11:00 zyrtarisht do të filloj nënshkrimi i peticioneve.

    Postimi i tij i plotë:

    Ashtu siç kam paralajmëruar, ne do të fillojmë me Peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.

    Ne jemi bashkë në këtë rrugëtim dhe të vendosur me të gjitha subjektet politike të Komunës së Suharekës.

    Zyrtarisht ne fillojmë ora 11:00, ku i ftoj të gjitha subjektet politike pa dallim, OJQ-të dhe secilin prej jush, ta nënshkruajmë peticionin, në pikat që vendosen sot në qytet, Mushtisht dhe fshatra të tjera.

    Kërkoj edhe nga kryetarët e komunave tjera që të na bashkëngjitet apo edhe të vetorganizohen, në shfuqizimin e ligjit përmes një peticioni qytetar ku do ti dorëzohet Parlamentit të Kosovës.

    Ne jemi të vendosur dhe jemi gjithmonë në mbrojtje të sigurisë dhe interesave të qytetarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!