×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas “ferrit” të Sirisë, dhjetra fëmijë tani luajnë në Kosovë

    Reporteri
    20 Prill 2019 | 15:52

    Shumë prej tyre janë rritur, e madje ka nga ata që edhe kanë lindur në Siri.


    Këta fëmijë që nga mbrëmë po qëndrojnë në Vranidoll të Prishtinës, tani po luajnë në atdheun e tyre.

    Nga pamjet e kapura nga jashta rrethojat shihen dhjetëra fëmijë të moshave të ndryshme.

    Me radhë ata merreshin për të kryer kontrolle nga disa mjekë.

    Ndërkohë, edhe Policia e Kosovës ishte angazhuar që fëmijët të argëtoheshin. Ata shiheshin duke luajtur me fëmijët.

    Vlen të theksohet se në oborrin e Qendrës nuk shiheshin gra, por vetëm fëmijë dhe vajza të reja.

    Ndryshe, Reporteri.net mbrëmë ka raportuar ekskluzivisht për arritjen e 110 kosovarëve që kishin shkuar në Siri viteve të fundit.

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/455082178563705/?t=9

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!