Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur fjalimin e tij në Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë, ku delegatët do të vendosin për vazhdimin ose jo të mandatit të tij në krye të LDK-së.

Abdixhiku gjatë adresimit të tij ka deklaruar se e konsideron këtë Kuvend të thirrur në kohën e gabuar, por ka theksuar se respekton vullnetin demokratik të delegatëve.

Pas përfundimit të fjalimit të Abdixhikut, fjalën e ka marrë deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i cili është ftuar që të arsyetojë kërkesën për shkarkimin e kryetarit të partisë.

Reklamë

Zemaj ka qenë njëri nga nënshkruesit kryesorë të kërkesës për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së.

Pas këtyre adresimeve, punimet e Kuvendit kanë vazhduar me dyer të mbyllura, ndërsa 327 delegatë pritet të vendosin përmes votimit të fshehtë për fatin politik të Lumir Abdixhikut.