Ish-presidenti Hashim Thaçi ka përfunduar vizitën e tij tek babai i sëmurë në QKUK, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Me të dalë nga QKUK-ja, Thaçi ka përshëndetur me dorë sërish qytetarët e shumtë që ishin mbledhur aty për ta parë nga afër atë.
Për “arsye bindëse humanitare”, Dhomat e Specializuara në Hagë kishin lejuar Hashim Thaçin të vizitonte babain e tij i cili ka disa javë, që përshkak të gjendjes shëndetësore është i shtrirë në QKUK.
“Për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake kanë udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të Hashim Thaçit për ta takuar babain e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara”, tha zëdhënësi Michael Doyle për Reporteri.net.
Me të arritur në oborrin e QKUK-së, Thaçi u prit me thirrjet “UÇK-UÇK”, ndërsa i përshëndeti me dorë qytetarët që ishin mbledhur aty.
/Reporteri.net/