×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas pesë muajsh, gazetat serbe kthehen në veri të Kosovës

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 12:00

    Në kioskat në veri të Kosovës, këtë mëngjes, pas pesë muajsh, u rikthyen gazetat nga Serbia, transmeton Reporteri.net.


    Nga kompania që merret me shpërndarjen e shtypit serb në Kosovë deklaruan për Radio Contact Plus  se çmimi i gazetave mbetet i njëjtë si në Serbi, përkundër taksës prej 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

    “Të gjithë botuesit, janë marrë vesh për uljen e çmimit, me qëllim të kompensimit të pjesës tjetër të taksës. Çmimet e tyre do të jenë të njëjta sikurse në Serbi’, thuhet në deklaratën e kësaj kompanie.

    Ndryshe taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës, për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina, ka bërë që të rritet konsumi i produkteve vendase. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!