×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas takimit me Kadri Veselin, Kastrati tregon a po futet në PDK

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 16:45

    Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot, Halil Kastratin, të cilin e ka inkurajuar për punën e tij humanitare.

    Në Facebook, Veseli ka publikuar fotografi me humanistin kosovar ku shihen të buzëqeshur, shkruan Reporteri.net.

    E kjo fotografi ka ngjallur mjaft dyshime, pasi shumë komentues kanë pyetur me dyshim në mos Kastrati po shkon në xhirin e partisë së Veselit.

    Por për këto deklarata është deklaruar vetë Kastrati, i cili ka mohuar se takimi ka qenë i asaj fryme. Madje ai e ka dhënë një përgjigje të prerë.

    “E kam thënë edhe në shumë media të tjera, Halil Kastrati nuk do t’i hyjë asnjëherë politikës. Kjo është një përgjigje definitive deri në kiamet”, ka thënë Halil Kastrati për media.

    Ndryshe, Kastrati është një nga njerëzit më me ndikim në Kosovë, për shkak të aktivitetit të tij humanitar që ka bërë shumë njerëz ta pëlqejnë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!