×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas vdekjes së 28 vjeçarit, më 1 maj protestohet kundër vdekjeve në vendin e punës

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 8:15

    Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) më 1 maj të këtij viti, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, do të organizojë protesta kundër vdekjeve në vendin e punës, pagave të ulëta të punëtorëve, si dhe skemave pensionale.


    Në vitin 2018, 23 persona kanë humbur jetën në vendin e punës, kurse këtë vit numri ka shkuar në tre.

    V. B., 27-vjeçar nga Mitrovica, është viktima e tretë për këtë vit i cili të hënën humbi jetën në vendin e tij të punës. Ai ishte duke punuar në objektin e ish-hotelit “Adriatik” bashkë me tre punëtorë të tjerë kur një pjesë e këtij objekti u shemb në orët e pasdites së të hënës

    Pikërisht ky rast, sipas Zërit, ka bërë që Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) të fillojë organizimin e protestave për të kërkuar nga institucionet kosovare siguri për punëtorët në sektorin publik dhe atë privat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!